Policia britanike “armatoset” me dronë dhe skanim fytyrash
Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të gjithë kryeqytetin britanik. Rowley paralajmëroi se krimi po “evoluon me shpejtësi” dhe se shumë kriminelë po kalojnë drejt metodave dixhitale, duke përdorur mjete më të avancuara dhe të ndërlidhura se më parë. “Ata po përdorin mjete më të zgjuara, më të shpejta dhe më të lidhura se kurrë më parë”, tha ai. Për t’iu përgjigjur këtij zhvillimi, ai theksoi nevojën që forcat e rendit të përshtaten me teknologjitë e reja dhe kërkoi gjithashtu rishikim të legjislacionit për të mundësuar përdorim më të gjerë të këtyre mjeteve. Rowley veçoi dronët dhe njohjen e fytyrës si elemente kyçe të së ardhmes së...
Burimi:
vizionplus.tv