“Po më ngacmonte seksualisht, unë mbrojta veten”/ 16-vjeçari vret fqinjin e tij në Palermo, vetëdorëzohet në polici pas ngjarjes së rëndë

“Po më ngacmonte seksualisht, unë mbrojta veten”/ 16-vjeçari vret fqinjin e tij në Palermo, vetëdorëzohet në polici pas ngjarjes së rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Palermo ku një 16-vjeçar ka vrarë fqinjin e tij 51-vjeçar dhe më pas është dorëzuar në polici. Sipas raportimeve fillestare, krimi ka ndodhur në banesën e viktimës. I mituri dyshohet se e ka goditur 51-vjeçarin në kokë me një objekt të rëndë, duke i shkaktuar vdekjen. Pas ngjarjes, 16-vjeçari është paraqitur në stacionin e policisë rreth mesnatës, ku ka rrëfyer veprimin e tij. “Ai po më ngacmonte, unë e mbrojta veten”, dëshmoi i riu. Sipas versionit të tij, 51-vjeçari e kishte ngacmuar seksualisht dhe, sipas tij, kishte pasur sjellje të përsëritura të tilla ndaj tij. I riu pretendon se sulmi ka ndodhur gjatë një përplasjeje, ku ai ka vepruar në vetëmbrojtje. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të...