“Po i afrohemi paktit”, Presidenti i SHBA: Ose do të kemi marrëveshje, ose një vend do të goditet shumë fort
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani po “i afrohet shumë arritjes së një marrëveshjeje me Uashingtonin për luftën, pasi Teherani sinjalizoi gjithashtu se është bërë përparim javën e kaluar. Megjithatë, të dyja palët kanë qenë të kujdesshme dhe zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit tha se çështja kryesore e armëve bërthamore nuk do të ishte pjesë e asnjë propozimi. Duke folur për mediat, Trump tha se kishte parë një draft marrëveshjeje me Iranin. Kur u pyet nëse ishte mjaftueshëm i mirë, ai tha: “Nuk e di, nuk mund t’jua them këtë”. Presidenti nuk dha detaje të mëtejshme mbi draftin, por këmbënguli se çdo marrëveshje do ta pengonte “absolutisht” Iranin të siguronte një armë bërthamore. “Do të nënshkruaj vetëm një...
Burimi:
top-channel.tv