Po evakuonte pasagjerët nga anija me hantavirus në Tenerife/ Ndërron jetë në krye të detyrës oficeri spanjoll, dyshohet se pësoi atak në zemër

Po evakuonte pasagjerët nga anija me hantavirus në Tenerife/ Ndërron jetë në krye të detyrës oficeri spanjoll, dyshohet se pësoi atak në zemër

Një oficer 62-vjeçar i Gardës Civile Spanjolle humbi jetën të dielën pasdite në portin e Granadilla de Abona, në Tenerife, pasi pësoi një atak në zemër gjatë operacionit për zbritjen dhe riatdhesimin e pasagjerëve nga anija turistike Hondius, e cila ishte prekur nga një shpërthim i hantavirusit. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në platformën X nga sindikata e Gardës Civile, Jucil Nacional. “Oficeri, ndërsa ndodhej në postin e komandës operative, pësoi një atak në zemër. Pavarësisht 40 minutave përpjekjesh për ringjallje, jeta e tij nuk mundi të shpëtohej”, thuhej në deklaratë. “Një tjetër koleg humbet jetën në krye të detyrës. Një tjetër familje e shkatërruar”, shtoi sindikata. Deklarata i referohej gjithashtu vdekjes së dy oficerëve të Guardia Civil më 8 maj, gjatë...