Po cënohen të drejtat tona kushtetuese!’ Studentët shqiptare në RMV takojnë kongresmenin amerikan Keith Self

Po cënohen të drejtat tona kushtetuese!’ Studentët shqiptare në RMV takojnë kongresmenin amerikan Keith Self

Një grup i lëvizjes studentore zhvilloi sot një takim me kongresmenin amerikan, republikanin Keith Self për t'i shprehur drejtëpërdrejtë shqetësimet lidhur me përpjekjet për cenimin e të drejtave kushtetuese dhe ligjore “Lëvizja jonë studentore sot pati nderin të takohet me kongresmenin amerikanë, Keith Self. Gjatë takimit, patëm mundësinë t’i paraqesim drejtpërdrejt shqetësimet tona lidhur me përpjekjet për cënimin e të drejtave kushtetuese dhe ligjore, të fituara me shumë sakrificë përgjatë këtyre 20 viteve përmes Marrëveshjes së Ohrit, shkruan Mevlan Ademi, kreu i Lëvizjes Studentore në Shkup, në rrjetin e tij social Facebook. Më tej Ademi shton se u theksua qartë se studentët nuk do të pranojnë kthim prapa në çështje që prekin barazinë, dinjitetin, të drejtat dhe identitetin tonë kombëtar. Çdo përpjekje për të zhbërë frymën...