Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vienë, dënohet me 15 vite burg 21 vjeçari austriak

Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vienë, dënohet me 15 vite burg 21 vjeçari austriak

Një 21-vjeçar austriak, i identifikuar si Beran A, është dënuar me 15 vite burg pasi pranoi se kishte komplotuar një sulm xhihadist gjatë një koncerti të Taylor Swift në Vjenë, në kuadër të turneut “Eras” në gusht të vitit 2024. Sipas mediave austriake, i riu pranoi gjithashtu përfshirjen në vepra të tjera penale të lidhura me terrorizmin, përfshirë edhe një sulm në Mekë. Para gjykatës në Wiener Neustadt, Beran A deklaroi se i vinte keq për veprimet e tij, ndërsa juria u tërhoq për disa orë për të marrë vendimin përfundimtar.Ai ishte arrestuar pak para koncertit të parë, nga tre koncertet e planifikuara të Taylor Swift, në stadiumin Ernst Happel të Vjenës, pas një informacioni të siguruar nga CIA. Pas arrestimit, të tre koncertet e...