Plani i Putin po dështon? Rusia shton kërcënimet ndaj Ukrainës, analistët: Lufta nuk po ecën sipas planeve të Kremlinit

Plani i Putin po dështon? Rusia shton kërcënimet ndaj Ukrainës, analistët: Lufta nuk po ecën sipas planeve të Kremlinit

Rusia ka shtuar retorikën kërcënuese ndaj Ukraine, duke paralajmëruar për “sulme të vazhdueshme dhe sistematike ndaj Kievit”, pas valës së fundit të bombardimeve që goditën kryeqytetin ukrainas gjatë fundjavës. Moska deklaroi se objektiv i sulmeve do të jetë kompleksi ushtarako-industrial i Ukrainës, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të huaj dhe stafit diplomatik të largohen nga Kievi “sa më shpejt të jetë e mundur”. Megjithatë, sipas autoriteteve ukrainase dhe analistëve ushtarakë, këto paralajmërime nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht një fazë të re të luftës, por më tepër një përpjekje të Kremlinit për të rritur presionin psikologjik dhe për të kontrolluar narrativën e konfliktit. Rusia po përdor si justifikim për kërcënimet një sulm të javës së kaluar në Starobilsk, ku Moska pretendon se u vranë 21 studentë civilë. Ukraina,...