Piramida e Madhe e Gizës sfidon kohën pas 4600 vitesh, Studimi zbulon sekretin e qëndrueshmërisë ndaj tërmeteve
Piramida e Madhe e Gizës, një nga monumentet më ikonike të botës së lashtë, vazhdon të mbetet në këmbë pas gati 4,600 vitesh, duke i mbijetuar ngritjes dhe rënies së qytetërimeve të tëra. Sipas një studimi të ri shkencor të raportuar nga Reuters, qëndrueshmëria e saj lidhet me një dizajn të avancuar strukturor që e ndihmon të përballojë energjinë shkatërruese të tërmeteve. Studiuesit kanë analizuar sjelljen dinamike të piramidës duke përdorur sizmometra të posaçëm që regjistrojnë dridhje të vogla, të shkaktuara nga faktorë natyrorë dhe aktiviteti njerëzor. Matjet u kryen në 37 pika të ndryshme brenda dhe përreth monumentit, duke ofruar të dhëna të detajuara mbi reagimin e strukturës ndaj lëvizjeve sizmike. Rezultatet treguan se piramida shfaq një reagim jashtëzakonisht homogjen dhe të qëndrueshëm ndaj...
Burimi:
top-channel.tv