Pezullohet nga detyra ‘armiku’ i Netanyahut, kryeprokurori i GJND-së akuzohet për ngacmim seksual ndaj anëtarëve të stafit

Pezullohet nga detyra ‘armiku’ i Netanyahut, kryeprokurori i GJND-së akuzohet për ngacmim seksual ndaj anëtarëve të stafit

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan është pezulluar nga detyra pasi organi mbikëqyrës i GJND-së e referoi për procedura disiplinore lidhur me akuzat për sjellje të pahijshme seksuale. Akuzat e paraqitura nga një palë e tretë i referohen ngacmimeve të pretenduara ndaj një anëtare të stafit. Skandali ka zgjatur më shumë se dy vjet, ndërsa vetë kryeprokurori mohon me forcë çdo shkelje. Në maj 2025, ai kishte dhënë dorëheqjen përkohësisht, në pritje të rezultatit të hetimit. Ky proces është i paprecedentë për GJND-në, dhe Asambleja e Shteteve anëtare është gjendur përballë nevojës për të krijuar rregulla të reja me qëllimin të zgjidhë ngërçin e krijuar. Byroja e saj prej 21 anëtarësh vendosi t’i referojë çështjen të gjithë pjesëtarëve të Asamblesë, që nga ana e...