Peskov: Presidenti Putin është i hapur për negociata me Evropën!
Presidenti rus Vladimir Putin është i hapur për negociata me Evropën. Kështu raportoi sot agjencia e lajmeve RIA, duke cituar Kremlinin zyrtar. Moska e sheh diskutimin që po zhvillohet në Evropë rreth kandidatëve të mundshëm për negociatorë me Rusinë si një zhvillim pozitiv, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, për këtë çështje. Më herët Putin kishte kërkuar si ndërmjetës të bisedimeve ish-kancelarin gjerman Schroeder, por kjo u refuzua nga liderët e BE-së dhe nga vetë Berlini zyrtar.
Burimi:
vizionplus.tv