Peshkaqeni pranë bregut, autoritetet mbyllin për herë të parë në histori plazhin
Një plazh në ishullin britanik të Xhersit është mbyllur për herë të parë në histori për shkak të shfaqjes së një peshkaqeni pranë bregut. Roja bregdetare urdhëroi evakuimin e menjëhershëm pasi një krijesë e madhe, e dyshuar si peshkaqen, u pa vetëm rreth 40 metra larg vijës bregdetare. Ngjarja ndodhi paraditen e së shtunës në Gjirin St Ouen, ku rojet ngritën flamurin e kuq dhe ndaluan hyrjen në det për rreth 45 minuta. Sipas rojës bregdetare Tom Rolls, gjallesa detare ishte me ngjyrë gri të errët dhe kishte një gjatësi të vlerësuar mes 3 dhe 3.7 metrash. Fillimisht, rojet menduan se bëhej fjalë për një alarm të rremë, por pas raportimeve të shumta nga pushuesit dhe konfirmimit nga kolegët në terren, vendosën të boshatisnin të...
Burimi:
syri.net