Përshkallëzohet situata! Pas sulmeve iraniane, Kuvajti shpall “non grata” dy diplomatë të Teheranit
Ministria e Jashtme e Kuvajtit shpalli dy diplomatë iranianë “persona non grata” të mërkurën për sulmet me dronë dhe raketa balistike iraniane në territorin e Kuvajtit. Në një deklaratë në platformën sociale amerikane X, ministria tha se i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Iranit në Kuvajt u thirr dhe iu dorëzua një notë proteste, duke përfshirë gjithashtu një vendim për të reduktuar stafin e ambasadës. Sipas deklaratës, diplomatëve iranianë të cilët u shpallën persona non grata u kërkohet të largohen nga territori i Kuvajtit brenda 24 orëve. Duke shprehur dënimin e Kuvajtit për sulmet iraniane, ministria tha se rezervon “të drejtë të plotë dhe të natyrshme për të mbrojtur veten dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur sovranitetin dhe...
Burimi:
javanews.al