Përshkallëzohet konflikti me Hezbollahun, Izraeli urdhëron evakuimin e qytetit libanez
Ndërkohë, mediat libaneze raportojnë për sulme izraelite në jug të vendit dhe në Luginën lindore të Bekaa-s, ku në qytetin Choukine janë vrarë tre persona. Hezbollah, i cili nga ana e tij akuzon Izraelin për shkelje të armëpushimit, ka deklaruar se po përballet me forcat izraelite në veri të lumit Litani, rreth 30 kilometra nga kufiri. Ky përshkallëzim vjen një ditë pasi kryeministri izraelit njoftoi zgjerimin e operacioneve tokësore, pas sulmeve me dronë nga Hezbollah ndaj trupave izraelite në jug të Libanit dhe civilëve në veri të Izraelit. Situata rrezikon të prishë bisedimet që synojnë t’i japin fund konfliktit mes SHBA-ve, Izraelit dhe Iranit. Irani këmbëngul që çdo marrëveshje duhet të përfshijë edhe Libanin, ndërsa Izraeli deklaron se ruan të drejtën të vazhdojë operacionet kundër...
Burimi:
vizionplus.tv