Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Arabia Saudite godasin milicitë e mbështetura nga Irani në Irak
SHBA-ja dhe Arabia Saudite kanë kryer së bashku sulme ajrore në Irak kundër një grupi militant të lidhur me Iranin. Ky veprim mund të rrisë tensionet mes SHBA-së dhe Iranit në rajon, shkruan BBC. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se sulmet kishin në shënjestër “terroristë të lidhur me Iranin”, të cilët, sipas saj, drejtohen nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) dhe kishin kryer sulme ndaj forcave amerikane dhe objekteve energjetike saudite. Edhe pse SHBA-ja nuk e përmendi emrin e grupit të goditur, Forcat e Mobilizimit Popullor të Irakut (PMF) thanë se të paktën 10 nga anëtarët e saj u vranë gjatë sulmeve. Ky zhvillim vjen pasi Irani lëshoi disa raketa balistike drejt forcave amerikane në Lindjen e Mesme. Ndërkohë, Garda Revolucionare Islamike e...
Burimi:
vizionplus.tv