Përshkallëzimi i tensioneve Iran-SHBA, BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit

Përshkallëzimi i tensioneve Iran-SHBA, BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit

Bashkimi Europian po shqyrton zgjerimin e rolit të misionit të tij detar “Aspides” në Gjirin Persik, për pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit, sapo kushtet e siguries ta lejojnë. Sipas një dokumenti të Shërbimit Europian për Veprim të Jashtëm, të siguruar nga agjencia Reuters, situata aktuale në rajon kërkon që Bashkimi Europian të japë një kontribut domethënës në një koalicion të përkohshëm të udhëhequr nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Në dokumentin e datës 26 maj thuhet se misioni detar europian “EUNAVFOR Aspides” propozohet të marrë rolin parësor në operacionet për pastrimin e minave ne Ngushticën e Hormuzit, si pjesë e kontributit europian në përpjekjet e koalicionit franko-britanik. Megjithatë, ndryshimi i mandatit të misionit “Aspides” kërkon miratimin unanim të të 27 vendeve anëtare të...