Përshkallëzim i rrezikshëm në kufi, ushtarët izraelitë avancojnë në jug të Libanit

Përshkallëzim i rrezikshëm në kufi, ushtarët izraelitë avancojnë në jug të Libanit

Forcat izraelite kanë nisur operacione tokësore përtej “Vijës së Verdhë”, kufiri verior i zonës së sigurisë ushtarake të vetëshpallur nga Izraeli në Libanin jugor. Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar ushtarak izraelit për ‘CNN’. Sipas zyrtarit, operacionet e zgjeruara, të cilat u përshkruan si “të synuara”, kanë si objektiv shtyrjen më larg të kapaciteteve shpërthyese me dronë të Hezbollahut dhe largimin e kërcënimeve të drejtpërdrejta ndaj komuniteteve izraelite pranë kufirit. “Qëllimi i operacioneve është të shtyjë aftësitë shpërthyese të dronëve të Hezbollahut më larg kufirit dhe në këtë mënyrë të largojë kërcënimet e drejtpërdrejta”, tha zyrtari ushtarak izraelit për CNN. “Vija e Verdhë” shtrihet disa kilometra në veri të kufirit mes Izraelit dhe Libanit dhe në një pjesë kryqëzohet me lumin Litani. Sipas raportimeve, rreth...