Përplasjet me Europën për luftën, Trump paralajmëron tërheqjen e bombarduesve, avionëve luftarakë, dronëve, nëndetëseve dhe anijeve
Uashingtoni u tha aleatëve se do të zvogëlojë gradualisht numrin e bombarduesve strategjikë, avionëve luftarakë, dronëve, nëndetëseve dhe anijeve luftarake të dedikuara për NATO-n, ndërsa vazhdon t’i bëjë presion Evropës që të bëjë më shumë për mbrojtjen e saj. Njoftimi u bë në një takim me dyer të mbyllura të drejtorëve të politikave të NATO-s të premten nga këshilltari i Pentagonit Alexander Velez-Green, sipas dy diplomatëve të aleancës të cilëve iu dha anonimiteti për të folur lirisht. Reduktimet pasqyrojnë një përpjekje të gjatë të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të zvogëluar rolin e Amerikës në një aleancë që ai e ka kritikuar vazhdimisht si të padobishme për Uashingtonin. Gjithashtu, kjo nënvizon kthesën ushtarake të administratës drejt rajoneve të tjera, si Indo-Paqësori. Natyra e saktë...
Burimi:
top-channel.tv