Përplasja në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Armëpushimi me Iranin mbetet në fuqi
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se armëpushimi me Iranin vazhdon të mbetet në fuqi, edhe pse në Ngushticën e Hormuzit pati përplasje mes forcave iraniane dhe anijeve luftarake amerikane. Sipas ushtrisë amerikane, Irani sulmoi tre shkatërrues të marinës amerikane me raketa, dronë dhe mjete të vogla detare, në atë që Uashingtoni e cilësoi si “sulm të paprovokuar”. Trump reagoi menjëherë duke thënë se “Irani u përpoq të luante me ne sot”. Nga ana tjetër, komanda e lartë ushtarake iraniane pretendoi se SHBA kishte goditur një tanker iranian nafte dhe kishte kryer sulme ajrore në disa zona bregdetare pranë Ngushticës së Hormuzit. Teherani tha se sulmet amerikane prekën Bandar Khamir, Sirik dhe ishullin Qeshm, ndërsa shtoi se forcat iraniane iu kundërpërgjigjën menjëherë duke shkaktuar “dëme...
Burimi:
top-channel.tv