Përplasja “kokë më kokë” e dy trenave në Danimarkë, ja çfarë dyshohet se shkaktoi aksidentin
Një aksident i rëndë hekurudhor është shënuar në Kopenhagen, ku dy trena janë përplasur “kokë më kokë” rreth 40 kilometra në veri të kryeqytetit, duke lënë pas 18 persona të plagosur, pesë prej tyre në gjendje të rëndë. Sipas policisë, të gjithë të plagosurit janë transportuar në spitalet e zonës, ndërsa pesë prej tyre po trajtohen në gjendje kritike. Ngjarja ka ndodhur në një zonë pyjore në veri të qytetit Hillerød, në drejtim të stacionit Kagerup. Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për shkaqet e aksidentit janë ende në zhvillim. Megjithatë, sipas ekspertit hekurudhor Christian Madsen nga sindikata IDA, një nga skenarët më të mundshëm është gabimi njerëzor. “Është e mundur që drejtuesi i trenit të mos ketë parë sinjalin e kuq dhe të...
Burimi:
javanews.al