Përplasen trenat pranë Londrës, humb jetën një person dhe lëndohen dhjetëra të tjerë

Përplasen trenat pranë Londrës, humb jetën një person dhe lëndohen dhjetëra të tjerë

Përplasja e dy trenave në veri të Londrës shkaktoi një viktimë dhe dhjetëra të lënduar, 11 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes pranë qytezës së Bedford, rreth 90 kilometra në veri të kryeqytetit britanik, dhe në të u përfshinë dy trena që kishin të njëjtin destinacion dhe ndodheshin në të njëjtat shina. “Personi që humbi jetën ishte makinisti I njërit prej trenave që u përplasen”, u shpreh policia britanike e transportit në një deklaratë. Ndërsa për ngjarjen ka nisur një hetim, sekretarja e transportit Heidi Alexander u shpreh se ishte herët të spekulohej për shkakun e përplasjes. Do të jetë hetimi i plotë ai që do të përcaktojë se si ndodhi përplasja në mënyrë që...