Përmbytje në Afganistan, 20 viktima dhe më shumë se 100 të zhdukur
Të paktën 20 persona janë vrarë dhe më shumë se 80 të plagosur në përmbytjet që goditën provincën Nuristan të Afganistanit, tha të hënën agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të vendit. Në Parun, kryeqytetin e provincës, 105 persona të tjerë, përfshirë kryetarin e bashkisë, rezultojnë të zhdukur, tha Feraidon Samim, një zëdhënës i guvernatorit të Nuristanit. Gazetarët e njohur me zonën e largët verilindore thanë se një treg, dyqane dhe ndërtesa të tjera ndodheshin pranë bregut të lumit Parun. Ashiqullah Safi, kreu i një OJQ-je me seli në qytet, tha se përmbytjet kishin “shkatërruar plotësisht komunën”, duke përfshirë hotele dhe dhjetëra dyqane. Ai shtoi se ujërat e përmbytjeve kishin lënë shkëmbinj të mëdhenj në qytet dhe banorët po kërkonin të zhdukurit pa pajisje. Agjencia kombëtare...
Burimi:
vizionplus.tv