‘Përgjegjësia e plotë i takon Rusisë’/ Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Mbrojtjes

‘Përgjegjësia e plotë i takon Rusisë’/ Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Mbrojtjes

Presidenti i Rumanisë, Nicusor Dan, ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Mbrojtjes pas sulmit me dron rus pranë qytetit Galaçi. Në një deklaratë publike, kreu i shtetit rumun theksoi se ngjarja përbën një situatë të paprecedentë dhe kërkon një reagim të koordinuar në nivel ndërkombëtar. “Natyra e paprecedentë e ngjarjes kërkon një përgjigje të vendosur, të koordinuar dhe të përshtatshme në nivel kombëtar, aleat dhe ndërkombëtar”, deklaroi Dan. Presidenti rumun fajësoi drejtpërdrejt Rusinë për incidentin, duke e cilësuar atë si pasojë të drejtpërdrejtë të luftës në Ukrainë dhe mënyrës së operimit të forcave ruse pranë kufijve të NATO-s. “Deklaroj me vendosmërinë më të madhe se përgjegjësia e plotë për këtë incident i takon Federatës Ruse. Ajo që ndodhi sot në Galaçi është pasojë...