Përgatituni për El Niño! Paralajmërimi i OKB-së: 2027-ta mund të jetë viti më i nxehtë në dekada
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se një fazë e re e fenomenit klimatik El Niño mund të nisë brenda pak javësh dhe të forcohet gjatë vitit 2026, duke rritur ndjeshëm temperaturat globale në një kohë kur planeti po përballet tashmë me ndikimet e ndryshimeve klimatike. Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO), ekzistojnë indikacione se ky El Niño mund të zhvillohet në një nga më të fortët e regjistruar ndonjëherë, me mundësi për të arritur nivelet e ashtuquajtura “super El Niño”. Pra duke sjellë më shumë ngjarje ekstreme të motit në shumë rajone të botës. Shkencëtarët po monitorojnë ngrohjen e ujërave në Paqësorin qendror, ku ndryshimet e fundit tregojnë kalimin nga temperatura nën mesatare në ngrohje të theksuar, një sinjal tipik i formimit të fenomenit....
Burimi:
javanews.al