Përdorimi i IA nga fëmijët është tri herë më i lartë se ai i të rriturve

Përdorimi i IA nga fëmijët është tri herë më i lartë se ai i të rriturve

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) tha të martën se fëmijët po përdorin teknologjitë e inteligjencës artificiale (IA) me ritme më shumë se tri herë më të shpejta se të rriturit, duke u bazuar në të dhëna të reja nga dhjetë vende. “IA-ja është këtu. Ajo është një pjesë në rritje e jetës së të gjithëve. Dhe tashmë po formëson fëmijërinë në mbarë botën – për mirë dhe për keq”, tha UNICEF-i në një deklaratë përpara Dialogut të parë Global mbi Qeverisjen e IA-së. Agjencia vlerësoi se të paktën 20 milionë fëmijë kanë përdorur IA-në, ndërsa mbi 2 milionë të tjerë, ose një në dhjetë, kanë thënë se i drejtohen asaj për këshilla për gjërat që i shqetësojnë. Rreth 13 milionë fëmijë kanë...