“Përbindëshi” i thellësive, shkencëtarët zbulojnë kërmillin misterioz që jeton në Oqeanin Paqësor
Një specie e re dhe e pazakontë kërmilli deti është zbuluar nga shkencëtarët japonezë në thellësitë ekstreme të Oqeanit Paqësor, duke vendosur një rekord të ri botëror për grupin e njohur si “limpets të vërtetë”. Zbulimi u bë rreth 500 kilometra në juglindje të Tokios, në një zonë ku fundi i detit ndodhet pothuajse gjashtë kilometra nën sipërfaqe. Në këtë mjedis ekstrem nuk depërton asnjë dritë, temperaturat janë vetëm pak gradë mbi zero dhe presioni është shume i madh. Pikërisht aty, gjatë një misioni eksplorues, studiuesit zbuluan një kërmill deti të madh të ngjitur mbi një shkëmb vullkanik në thellësinë 5,922 metra. Ekspedita u realizua nga Agjencia Japoneze për Shkencën dhe Teknologjinë Detare-Tokësore me nëndetësen e pilotuar “Shinkai 6500”, një nga mjetet e pakta në...
Burimi:
top-channel.tv