“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250-vjetorin e Pavarësisë, me aktivitete në të gjithë vendin. Fishekzjarrë në shkallë të gjerë, një fluturim i avionëve luftarakë dhe një tubim i presidentit Donald Trump janë ndër ngjarjet që shënojnë Ditën e Pavarësisë vetëm në Uashington DC. Në Nju Jork, Filadelfia dhe Los Angeles do të organizohen koncerte festive, ku do të performojnë emra të njohur të muzikës. Mesazhi i parë erdhi nga zëvendëspresidenti JD Vance, i cili falënderoi presidentin Donald Trump gjatë një fjalimi në Nju Jork. “Sot festojmë 250 vjet Amerikë, duke u përballur me të ardhmen pa frikë. Festojmë 250 vjet, duke provuar se çfarë mund të arrijë një popull i lirë”, tha Vance para marinarëve, oficerëve të policisë, punonjësve të emergjencave të SHBA-së,...
Burimi:
javanews.al