“Pengesa” të fuqisë ekonomike dhe ushtarake: Kush i kontrollon 7 ngushticat e botës?

“Pengesa” të fuqisë ekonomike dhe ushtarake: Kush i kontrollon 7 ngushticat e botës?

Pas sulmit të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit, Ngushtica e Hormuzit u vu në qendër të vëmendjes botërore. Për shkak të bllokadës detare, rrjedha e miliona ton naftë është ndalur dhe nuk ka asnjë cep të botës që nuk i ka ndjerë pasojat. Kush i kontrollon shtatë ngushticat botërore dhe pse ato janë “pengesa” të fuqisë ekonomike dhe ushtarake globale? Edhe pse menaxhimi formal i Ngushticës së Hormuzit ndahet nga Irani dhe Omani, situata në terren tregon se kjo ngushticë, e cila lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik, kontrollohet nga Irani. Rreth 20 përqind e tregtisë botërore kalon nëpër këtë gji dhe për shkak të krizës aktuale, trafiku i naftës nëpër këtë ngushticë ka rënë në mënyrë drastike. Irani vendosi një...