Pavarësisht armëpushimit, Izraeli refuzon të largojë trupat nga Libani
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë bërë të ditur se trupat izraelite do të vazhdojnë të qëndrojnë dhe të operojnë në Libanin jugor edhe gjatë periudhës së armëpushimit me Hezbollahun, grupin e mbështetur nga Irani. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Effie Defrin, deklaroi se Izraeli do të vazhdojë aktivitetet ushtarake në zonë dhe akuzoi Hezbollahun se ka lëshuar qindra raketa dhe dronë shpërthyes kundër civilëve dhe ushtarëve izraelitë. Deklarata vjen pasi IDF njoftoi më herët se katër ushtarë izraelitë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me dron në Libanin jugor. Sipas autoriteteve izraelite, ofensiva e fundit në Liban nisi pasi Hezbollahu kreu sulme me raketa dhe dronë ndaj Izraelit më 2 mars, menjëherë pas shpërthimit të luftës me Iranin. Izraeli pretendon...
Burimi:
ntv.al