Pasi i vranë babanë, Gjykata urdhëron edhe arrestimin e vajzës së kritikut të Putin

Pasi i vranë babanë, Gjykata urdhëron edhe arrestimin e vajzës së kritikut të Putin

Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar arrestimin në mungesë të vajzës së politikanit të vrarë të opozitës ruse, Boris Nemtsov, për rolin e saj në një “organizatë të padëshirueshme”, tha të martën shërbimi gjyqësor i Moskës. Zhanna Nemtsova, e cila iku nga Rusia në vitin 2015 pas vrasjes së babait të saj, është bashkëthemeluese e Fondacionit Boris Nemtsov për Liri me seli në Gjermani, të cilin Rusia e shpalli “organizatë të padëshirueshme” në vitin 2024, duke ndaluar aktivitetet e saj në Rusi. Nemtsova sfidoi vendimin e gjykatës së Moskës në një postim në Facebook: “Tani jam e famshme. ‘Organizata e padëshirueshme’ është Fondacioni Boris Nemtsov, të cilin e themelova në Gjermani në vitin 2015. Është i regjistruar në Bonn, ku mbërrita sot me aeroplan”, shkroi...