Pas Trump, Putin do të vizitojë Kinën
Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Kinën shumë shpejt dhe përgatitjet për udhëtimin kanë përfunduar tashmë, ka thënë të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Putin dhe presidenti kinez, Xi Jinping, janë takuar më shumë se 40 herë gjatë viteve, së fundmi në Pekin shtatorin e kaluar. Ata nënshkruan një partneritet strategjik “pa kufij” në shkurt të vitit 2022, më pak se tre javë para se Rusia të hynte në luftë në Ukrainë. Njoftimi i Rusisë për vizitën ka ardhur në ditën kur në Kinë po qëndron presidenti amerikan, Donald Trump.
Burimi:
opinion.al