Pas Trump, në Pekin pritet vizita e Putin. Rusia kërkon të mos mbetet jashtë lojës globale
Presidenti rus Vladimir Putin po udhëton drejt Kinës për t’u takuar me homologun kinez Xi Jinping, më pak se një javë pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump përfundoi vizitën e tij në Pekin. Putin do të qëndrojë atje sot dhe nesër, në një vizitë që pritet të mbërthejë vëmendjen mediatike në një kohë kur Kina duket se po tenton të ruajë një marrëdhënie të qëndrueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga ana tjetër, të mbajë të pandryshuara relatat e forta me Rusinë. Kremlini njoftoi se dy udhëheqësit kanë në plan të diskutojnë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, por edhe “çështje kyçe ndërkombëtare dhe rajonale”. Vizita përkon me 25-vjetorin e Traktatit të Miqësisë Ruso-Kineze, i nënshkruar në vitin 2001. Kina është kthyer në partnere...
Burimi:
top-channel.tv