Pas tërheqjes së 5 mijë trupave ushtarake nga Gjermania/ SHBA do të përsërisë skenarin edhe në bazat e tjera në Evropë, NATO pritet të…

Pas tërheqjes së 5 mijë trupave ushtarake nga Gjermania/ SHBA do të përsërisë skenarin edhe në bazat e tjera në Evropë, NATO pritet të…

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të përshpejtojnë tërheqjen e forcave të tyre ushtarake nga bazat në Evropë dhe pritet t’ua paraqesin propozimet aleatëve të NATO-s muajin e ardhshëm, raportoi gazeta gjermane Welt am Sonntag, duke cituar një burim të paidentifikuar nga Pentagoni. Në maj, Uashingtoni njoftoi planin për tërheqjen e 5 mijë trupave nga Gjermania, një lëvizje që shihet gjerësisht si pasojë e mosmarrëveshjeve mes presidentit amerikan Donald Trump dhe aleatëve evropianë lidhur me luftën në Iran. Gjermania strehon rreth 35 mijë trupa amerikane, më shumë se çdo vend tjetër evropian. Departamenti amerikan i Mbrojtjes bëri të ditur në atë kohë se procesi i tërheqjes do të përfundonte brenda 6 deri në 12 muajve. Gazeta nuk specifikon se sa shpejt do të realizohet tërheqja apo...