Pas shpërthimit në MV Hondius, OBSH: Deri tani nuk ka shenja për përhapje të gjerë të Hantavirusit
Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se aktualisht nuk ka shenja për një shpërthim më të gjerë të Hantavirusit pas evakuimit të pasagjerëve nga anija turistike MV Hondius, e cila u përfshi nga një situatë të rëndë shëndetësore. Megjithatë, ai paralajmëroi se “situata mund të ndryshojë” dhe se në javët në vijim mund të konfirmohen raste të tjera, duke theksuar se për shkak të periudhës së gjatë të inkubacionit, rreziku nuk mund të përjashtohet plotësisht. Evakuimi dhe rastet e konfirmuara Anija Hondius u nis nga Tenerife të hënën, 11 maj, dhe po lundron drejt portit të Roterdamit në Holandë. Ndërkohë, 28 pasagjerët e fundit u transportuan me dy fluturime drejt Eindhoven-it. Sipas OBSH-së, deri tani janë konfirmuar nëntë raste me Hantavirus. Tre persona kanë humbur jetën...
Burimi:
javanews.al