Pas gati katër vitesh në koma, ndahet nga jeta Princesha e Tajlandës

Pas gati katër vitesh në koma, ndahet nga jeta Princesha e Tajlandës

Princesha Bajrakitiyabha Mahidol, vajza më e madhe e mbretit të Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare. Lajmi u njoftua nga Pallati Mbretëror tajlandez. Ajo kishte qenë në koma për gati katër vjet, pas një problemi të rëndë shëndetësor që e kishte lënë të shtruar në spital që nga dhjetori i vitit 2022. E njohur gjerësisht në Tajlandë si Princesha Bha, Bajrakitiyabha pësoi komplikacione serioze kardiake ndërsa po stërviste qentë e saj. Që prej shtrimit në spital, informacionet mbi gjendjen e saj shëndetësore kanë qenë të kufizuara, ndërsa përditësimi i fundit i pallatit në fillim të majit bëri të ditur se gjendja e saj ishte përkeqësuar për shkak të infeksioneve të shumta në disa organe. Sipas autoriteteve mbretërore, në prill mjekët zbuluan një...