Parlamenti i Irlandës voton për heqjen e pritjes 3-ditore për abortin
Parlamenti i Irlandës ka miratuar një projektligj që parashikon heqjen e periudhës së detyrueshme tre-ditore të pritjes për gratë që kërkojnë të kryejnë abort në javët e para të shtatzënisë. Projektligji u miratua në Dáil, dhomën e ulët të parlamentit irlandez, me 86 vota pro dhe 70 kundër, duke i hapur rrugën shqyrtimit të mëtejshëm në komisionet parlamentare përpara se të kthehet në ligj. Nisma është cilësuar nga mbështetësit si një nga ndryshimet më të rëndësishme në sistemin e kujdesit shëndetësor për gratë që prej referendumit të vitit 2018, kur irlandezët votuan për heqjen e ndalimit kushtetues të abortit. Aktualisht, ligji parashikon që një grua që kërkon abort deri në javën e 12-të të shtatzënisë duhet të presë tre ditë ndërmjet konsultës së parë mjekësore...
Burimi:
syri.net