Paralajmërim nga Zelensky: Shtyrja e paqes në Ukrainë është “rrezik i madh”

Paralajmërim nga Zelensky: Shtyrja e paqes në Ukrainë është “rrezik i madh”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë nuk mund të shtyhen derisa të përfundojë konflikti në Iran, duke e cilësuar këtë qasje si një “rrezik të madh”. Në një intervistë për CNN, Zelensky theksoi se, ndonëse bisedimet teknike me SHBA-të vazhdojnë, ai nuk sheh mundësi për takime të nivelit të lartë derisa të zgjidhet çështja e Iranit. Ai shtoi se është sfiduese që i njëjti ekip amerikan, i udhëhequr nga Steve Witkoff dhe Jared Kushner, po merret njëkohësisht me të dy konfliktet. Zelensky paralajmëroi se Ukraina nuk duhet të lihet “për më vonë”, duke theksuar se vendi i tij ndodhet tashmë në një krizë të thellë dhe kërkon vëmendje të menjëhershme ndërkombëtare. Ai shtoi se lufta në...