“PAQJA” mes SHBA dhe Iranit ul çmimet e naftës/ Hormuzi drejt rihapjes historike!

“PAQJA” mes SHBA dhe Iranit ul çmimet e naftës/ Hormuzi drejt rihapjes historike!

Çmimet e naftës kanë pësuar rënie të ndjeshme këtë të hënë, pas sinjalizimit të një marrëveshjeje paqeje të mundhsme mes SHBA-së dhe Iranit. Kujtojmë se ashtu si raportuam më parë Trump, deklaroi se marrëveshja me Teheranin është “negociuar kryesisht”, megjithëse më vonë kërkoi nga ekipi i tij negociator të mos nxitojë drejt finalizimit. Në tregjet aziatike, nafta Brent ra me 5.5%, duke zbritur në 97.90 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane pësoi rënie prej 5.8%, në 90.99 dollarë. Po ashtu optimizmi për një marrëveshje ka ndikuar edhe në bursat aziatike.  Indeksi japonez Nikkei 225 u rrit me 2.9%, duke kaluar nivelin historik prej 65 mijë pikësh për herë të parë. Investitorët po reagojnë pozitivisht ndaj mundësisë së rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, rruga strategjike nga...