Paqe mes Brukselit dhe Musk? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën
Përplasja e parë mes Brukselit dhe njeriut më të pasur në botë, Elon Musk, për rregullimin e platformës së tij sociale X, duket se po shkon drejt një marrëveshjeje. Komisioni Evropian ka bërë të ditur se pranon ndryshimet e ndërmarra nga platforma X për të rritur transparencën e modelit të saj të reklamave dhe për t’u dhënë studiuesve akses më të madh në të dhënat dhe algoritmet e saj. Në kuadër të Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA), platformat shumë të mëdha online si X duhet të krijojnë një arkiv funksional të reklamave. X është zotuar të lehtësojë dhe përshpejtojë kërkimin e reklamave, si dhe të shfaqë përmbajtjen e plotë të secilës reklamë. Gjithashtu, kompania ka premtuar t’u japë studiuesve të kualifikuar, sipas kritereve të përcaktuara...
Burimi:
javanews.al