Papa lutet për emigrantët/ Ati i Shenjtë mesazh: Bota të jetë më humane

Papa lutet për emigrantët/ Ati i Shenjtë mesazh: Bota të jetë më humane

Nga ishulli italian i Lampeduzës, Papa Leoni XIV i bëri thirrje Europës që t’i përgjigjet me një strategji afatgjatë sfidës së emigracionit, duke e cilësuar atë si një “thirrje epokale” për shoqëritë europiane. Teksa kremtoi meshën pranë portit ku zbarkojnë mijëra emigrantë, Ati i Shenjtë u shpreh se kontinenti i vjetër, për shkak të pozitës gjeografike dhe rolit të tij më të gjerë, duhet të kalojë nga menaxhimi i krizave drejt politikave të qëndrueshme që garantojnë shpëtimin, mbrojtjen, integrimin e azilkërkuesve por edhe ndihmën për zhvillimin e vendeve të tyre të origjinës, në mënyrë që askush të mos detyrohet të largohet nga shtëpia. Me mijëra njerëz kanë humbur jetën në Mesdhe; këto viktima janë pasojë jo vetëm e vendimeve të gabuara, por edhe e mosveprimit....