Papa Leoni XIV: Të mos i harrojmë ata që vuajnë e vdesin për shkak të konflikteve
Në Castel Gandolfo, pas lutjes mariane të Engjëllit të Zotit, Papa Leoni XIV kujtoi se vazhdon të ndjekë “me shqetësim atë që po ndodh në vende të ndryshme të shkatërruara nga lufta dhe nga dhuna” dhe na ftoi të bashkohemi me “lutjen tonë të vazhdueshme” e me “angazhimin tonë bujar për paqen”. Përshëndetje shtegtarëve të shumtë, të mbledhur në Piazza della Libertà. Në Castel Gandolfo, ku po kalon një periudhë pushimi, të ndërprerë vetëm nga disa ngjarje publike dhe nga lutja e Engjëllit të Tënzot e së dielës, Papa Leoni XIV, pas lutjes së sotme mariane, kujtoi përsëri konfliktet e shumta, që ende vazhdojnë në mbarë botën. Ne vazhdojmë të ndjekim me shqetësim atë që po ndodh në vende të ndryshme të shkatërruara nga lufta...
Burimi:
kohajone.com