Papa Leoni XIV dënon konfliktin në Lindjen e Mesme: S’mund të jem në favor të luftës Njerëzve po u merret jeta padrejtësisht
Papa Leoni XIV ka deklaruar se nuk mund ta mbështesë luftën mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, ndërsa dënoi edhe vrasjen e protestuesve nga regjimi iranian. “Nuk mund të jem në favor të luftës”, u tha Papa gazetarëve gjatë fluturimit nga Malabo një javë pasi presidenti amerikan Donald Trump e kritikoi për qëndrimin e tij ndaj konfliktit në Lindjen e Mesme. “Do të doja t’i inkurajoja të gjithë të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje që burojnë nga një kulturë paqeje dhe jo nga një klimë urrejtjeje dhe përçarjeje”, shtoi Papa. Papa theksoi se bombardimet e Iranit nga SHBA-ja dhe Izraeli kanë krijuar një “situatë kaotike për ekonominë globale”, si dhe kanë prekur rëndë popullsinë civile. “Një popullsi e tërë në Iran, me njerëz të...
Burimi:
javanews.al