Papa kritika ndaj udhëheqësve që “investojnë në luftë”: Bota u shkatërrua nga një grusht tiranësh

Papa kritika ndaj udhëheqësve që “investojnë në luftë”: Bota u shkatërrua nga një grusht tiranësh

Papa Leo X ka kritikuar ashpër udhëheqësit botërorë që shpenzojnë miliarda për luftëra, duke theksuar se “bota u shkatërrua nga një grusht tiranësh”. Papa kritikoi gjithashtu udhëheqësit që përdorin fenë për të justifikuar luftërat dhe bëri thirrje për një “ndryshim vendimtar të kursit”. “Udhëheqësit e luftës bëjnë sikur nuk e dinë se duhet vetëm një çast për të shkatërruar, megjithatë shpesh një jetë e tërë nuk është e mjaftueshme për të rindërtuar. Ata mbyllin sytë ndaj faktit se miliarda dollarë shpenzohen për vrasje dhe shkatërrime, megjithatë burimet e nevojshme për trajtim, edukim dhe rehabilitim nuk gjenden askund”, tha ai. Në deklaratat e tij, Papa nuk përmendi ndonjë udhëheqës specifik.