Panik në Londër/ Përfshihet nga flakët një supermarket, 100 zjarrfikëse në luftë me zjarrin, dyshohet se shkak u bë…
Një zjarr i madh ka shpërthyer në një supermarket të komunitetit hebre në lagjen Golders Green, në Londër, ndërsa rreth 100 zjarrfikës janë angazhuar për vënien e tij nën kontroll. Sipas raportimeve të mediave britanike, procesi i shuarjes së flakëve vijon ende. Autoritetet konfirmojnë se zjarri shpërtheu “në një dyqan të vendosur në katin përdhes dhe në zonën e magazinimit në pjesën e pasme të tij”, pa specifikuar fillimisht emrin e biznesit. Mediat lokale raportojnë se bëhet fjalë për supermarketin Kosher Kingdom, me një sipërfaqe prej rreth 7 mijë metrash katrorë dhe mbi 9,500 klientë në javë. Deri më tani, shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta dhe autoritetet po vijojnë hetimet. Sipas mediave britanike, zona e Golders Green ka qenë kohët e fundit objekt i...
Burimi:
top-channel.tv