Pakistani: Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, deklaroi se Irani do të rihapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të heqin pa vonesë bllokadën detare. Sipas tij, kjo është parashikuar në një memorandum të dakordësuar mes palëve. Protokolli pritet të hyjë në fuqi menjëherë, duke synuar uljen e tensioneve në rajon. Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës.
Burimi:
opinion.al