“Pa Donbas nuk ka paqe”, Moska dhe Washingtoni përplasje për dominimin e tregjeve energjetike

“Pa Donbas nuk ka paqe”, Moska dhe Washingtoni përplasje për dominimin e tregjeve energjetike

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka intensifikuar retorikën e tij ushtarake, duke lavdëruar raketën bërthamore “Sarmat”, të cilën e ka cilësuar si “më e fuqishmja në botë”. Sipas tij, pas testimeve të fundit, ky sistem raketor pritet të hyjë në shërbim operacional deri në fund të vitit 2026. Ai deklaroi gjithashtu se Rusia do të vazhdojë të zhvillojë forcat e saj strategjike bërthamore, duke synuar sisteme që, sipas tij, mund të tejkalojnë të gjitha mbrojtjet ekzistuese dhe të ardhshme. Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se përfundimi i luftës është i mundur vetëm nëse Ukraina pranon të tërheqë forcat e saj nga rajoni i Donbasit dhe të ndalë luftimet. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të hapet një rrugë drejt negociatave të gjera të...