Organizata serbe kërcënon me jetë Kurtin: Do jetë i vdekur! Kryeministri: Koha e tyre në Kosovë ka mbaruar
Albin Kurti KOSOVË-Organizata terroriste serbe “Severna Brigada” ka publikuar një kërcënim me eliminim fizik të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. “Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”, thuhet në mesazhin e postuar në rrjetet sociale, i cili shoqëruar me imazhe grafike të rënda. POSTIMI “Severna Brigada” është përmendur edhe më herët në raste të incidenteve dhe kërcënimeve me prapavijë ekstremiste në veri të Kosovës, ndërsa mesazhi i fundit konsiderohet si përshkallëzim i retorikës kërcënuese ndaj institucioneve të Kosovës. Vetë kryeministri Albin Kurti është shprehur se kërcënimi i fundit ndaj tij është dëshmi e karakterit terrorist të këtij grupi. Kurti tha se pjesëtarët e kësaj organizate nuk kanë vend në Kosovë dhe se institucionet i kanë shpallur ata organizatë...
Burimi:
zeri.ai