Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëron El Niño të fuqishme këtë verë, rritet rreziku i motit ekstrem global
Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) ka paralajmëruar sot se ekziston një “shans prej 80%” që një ngjarje El Niño të zhvillohet midis muajve qershor dhe gusht, duke rritur ndjeshëm rrezikun e ngjarjeve ekstreme të motit në muajt në vijim në mbarë botën. Sipas përditësimit më të fundit të agjencisë së Kombeve të Bashkuara, temperaturat “jashtëzakonisht të ngrohta” në Oqeanin Paqësor tropikal po favorizojnë formimin e fenomenit El Niño, i cili pritet të ndikojë si temperaturat globale, ashtu edhe regjimin e reshjeve në shumë rajone të botës. OBM vlerëson se ekziston gjithashtu një probabilitet prej rreth 80% që kjo ngjarje të zhvillohet pikërisht gjatë periudhës qershor–gusht 2026, ndërsa shton se ka “afër ose mbi 90% shanse” që fenomeni të zgjasë të paktën deri në nëntor. Sipas organizatës,...
Burimi:
top-channel.tv