Orbán përdori diasporën për vota? Kryeministri Magyar: Pakicat hungareze të mos jenë vegla politike

Orbán përdori diasporën për vota? Kryeministri Magyar: Pakicat hungareze të mos jenë vegla politike

Shumica e shoqatave të pakicave hungareze në vendet fqinje ishin shtojca të partisë Fidesz të Orbán-it. Kryeministri i ri hungarez Peter Magyar dëshiron tani ta reformojë sistemin e marrëdhënies me diasporën. Që nga viti 1990 asnjë kryeministër në Hungarinuk mund t’i shmanget detyrimit të pashkruar për ta deklaruar veten përgjegjës për hungarezët jashtë vendit. Pas kësaj qëndron “trauma e Trianonit” që ende jeton në vend sot: pas Luftës së Parë Botërore, Hungaria humbi më shumë se 70 përqind të territorit të saj ndaj vendeve fqinje me Traktatin e Paqes të Trianonit (1920). Si rezultat, miliona hungarezë papritmas e gjetën veten në vende të tjera, ku shpesh trajtoheshin si qytetarë të dorës së dytë. Gjatë diktaturës komuniste që sundoi Hungarinënga viti 1945 deri në vitin 1989,...