Operacioni në Atlantik, sekuestrohen 2.6 tonë kokainë me destinacion tregun europian, një shqiptar mes të arrestuarve

Operacioni në Atlantik, sekuestrohen 2.6 tonë kokainë me destinacion tregun europian, një shqiptar mes të arrestuarve

Një operacion ndërkombëtar antidrogë në brigjet e Portugalisë ka çuar në sekuestrimin e 2.6 tonëve kokainë, me një vlerë të përllogaritur në tregun e pakicës prej rreth 500 milionë eurosh. Gjatë aksionit u arrestuan katër persona, mes tyre një shqiptar që jetonte në Itali, dy shtetas spanjollë dhe një person nga Gjibraltari. Droga u zbulua në një gomone që po lëvizte me shpejtësi në Oqeanin Atlantik. Operacioni u zhvillua nga autoritetet italiane, spanjolle dhe portugeze, me bashkëpunimin e Guardia di Finanza, ndërsa hetimi u koordinua nga Prokuroria e Brescias në Italinë veriore. Sipas autoriteteve, vlera e ngarkesës në tregun me shumicë arrinte rreth 78 milionë euro, ndërsa nëse do të shpërndahej në tregun e pakicës, ajo mund të sillte përfitime deri në 500 milionë euro...