“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar ashpër të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner për faktin se kanë vizituar Moskën, por jo Kievin, duke e cilësuar këtë si “mungesë respekti” ndaj Ukrainës në një kohë lufte. Zelensky theksoi se, ndonëse e kupton kompleksitetin logjistik, mungesa e një vizite zyrtare në Kiev është e pajustifikueshme, duke sugjeruar se takimet mund të zhvillohen edhe në vende të tjera nëse është e nevojshme. Të dy të dërguarit amerikanë kanë zhvilluar disa vizita në Moskë, ku Vladimir Putin është takuar shpesh me Witkoff. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka udhëtuar në Ukrainë në një rol zyrtar, pavarësisht përfshirjes së tyre në përpjekjet për negociata armëpushimi. Vizita e mundshme në Kiev ishte planifikuar më herët gjatë prillit, por...